Hedh uje te nxhete mbi dashnoren per motive xhelozie
Albeu.com
Një person në veri të Mitrovicës ka hedhur ujë të vluar mbi dashnoren e tij, policia është në kërkim të të dyshuarit. Policia është në kërkim të një të dyshuari 20-vjeçar, të përkatësisë etnike rome, për shkak të dyshimit të ...... përfshirjes së tij në një rast të shkaktimit të lëndimeve trupore ndaj një femre 30-vjeçare. Viktima, 30-vjeçare, ka njoftuar policinë për lëndimet e shkaktuara trupore ndaj saj, nga i dyshuari, përndryshe i dashuri i saj, si rezultat i hedhjes së ujit të valë mbi trupin e saj, ka thënë zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Besim Hoti. Viktima është dërguar në Qendrën spitalore në veri të Mitrovicës në Repartin e Kirurgjisë, me lëndime, djegie të lëkurës në pjesën e parme të gjoksit si rezultat i hedhjes së ujit të valë në atë pjesë të trupit.

Mësohet se viktima, e cila ishte divorcuar kohë më parë nga bashkëshorti i saj ishte futur në një lidhje me të dyshuarin e këtij rasti, ndërsa për motive xhelozie pas një fjalosje në mes tyre, i dyshuari kishte hedhur ujin e valë mbi gjoksin e viktimës, ka thënë policia. Policia ka kërkuar të dyshuarin e identifikuar, të cilin nuk ka arritur ta gjente.
Shtuar më 12/02/2010, ora 15:02
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori