Ekzekutohet në atentat biznesmeni nga Shkodra
Hebib Ahmeti shpjegoi maltretimet që i ka përjetuar në polici
Albeu.com
Nën masa të forta sigurie dhe praninë e madhe të policisë dhe pjesëtarëve të njësitit "Alfa", ka vazhduar procesi gjyqësor kundër të akuzuarve në rastin e Brodecit. Para gjykatës rreth rastit të Brodecit u prononcua Hebib Ahmeti një nga 17 të akuzuarit . “Në disa çaste kam humbur vetëdijen nga maltretimet e policisë, ndërsa kur jam zgjuar kam parë se automatikun ma mbanin në kokë, më pas kërkonim të them se kam qenë pjesë e grupit të armatosur”, ka deklaruar i akuzuari Hebib Ahmeti para gjykatës.

Gjatë tërë kohës policët kanë incizuar marrjen në pyetje, tha Ahmeti, i cili shtoi se rrugës për në Shkup policët i kanë veshur një jelek anti - plumb në të cilën ka qëndruar edhe emblema e UÇK-së.

Hebibi para gjykatës pranoi se ka njohur Ramadan Shitin një nga të vrarët në aksionin policor dhe arratisur nga burgu i Dubravës. “Kam biseduar me të dhe kam kërkuar nga ai të mos maltretohen banorët e fshatit”, tha Ahmeti.

Avokatët mbrojtës nga ana tjetër vazhdojnë të pohojnë se bëhet fjalë për proces të montuar politik ndërsa kërkuan nga gjykata të hedhë poshtë provat materiale kundër të akuzuarve pasi që ato janë siguruar në mënyrë joligjore.

"Të gjitha provat në të cilat u thirr prokurori, në bazë të mbrojtjes janë marrë në mënyrë kundërligjore kështu që edhe m’u këtu has kundërshtimi midis mbrojtjes dhe provat materiale. Ne kërkuam që gjykatësi t'i ndajë provat nga lënda dhe ato mos të shqyrtohen si prova materiale", tha avokati mbrojtës Taip Elezi.

"Shenjat e para dhe sjellja e ditës së parë tregon se këta e kanë ndërmend që përfundimi të jetë i hidhët për të pandehurit, por sidoqoftë do të presim fundin dhe shpresojnë në Zot dhe drejtësi se ndoshta do t’i marrin parasysh provat", theksoi avokati tjetër Harun Beadini.

Avokatët janë ankuar edhe në përkthimin që bëhet në gjykatë. Ai nuk është adekuat, tha avokati Miralem Asani.

"Sa i përket përkthimit prej maqedonisht në shqip, mund të them se ai përkthim nga aspekti gjuhësor është shumë i dobët me që personat që përkthejnë në bazë të mendimit tim ndoshta janë gjuhtarë të gjuhës shqipe apo maqedonishte, por termet juridike nuk i përkthejnë ashtu si duhet", u ankuar avokati Miralem Asani.

Në aksionin policor në Brodec më 7 nëntor të vitit të kaluar u vranë 6 veta , 13 u arrestuan dhe 4 nga të dyshuarit kryesor janë në arrati. Të gjithë akuzohen për veprën terrorizëm dhe veprimtari armiqësore. Pas aksionit në Brodec organizata të shumta joqeveritare dhe për mbrojtjen e të drejtave të njeriut akuzuan autoritet policore për keqtrajtimin e personave të arrestuar gjë e cila është hedh poshtë nga MPB me arsyetimin se të arrestuarit lëndimet i kanë marrë gjatë rezistencës së tyre për t’u arrestuar nga pjesëtarët e forcave speciale të policisë.
(Nevzat Mamuti, Alsat)
Shtuar më 20/05/2008, ora 00:16
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori