Haziri: Kompromisi per Kosoven eshte pavaresia, Serbia ta pranoje
Albeu.com
Deklarata e zv/kryeministrit kosovar vjen ne pergjigje te deklarates se Ministrit te jashtem serb sipas te cilit per Kosoven mund te gjenden kompromise, por ne kuader te Serbise. Prishtina refuzon kompromision e ofruar nga pala serbe e cila eshte shprehur e gatshme te lëshoje disa prerogativa të sovranitetit për të gjetur një zgjidhje per ceshtjen e statusit te Kosoves. Zëvendëskryeministri i Kosovës, Lutfi Haziri ka thene ne nje interviste për BBC se “kompromisi më i madh është pavarësia e Kosovës”, duke shtuar se Serbia duhet ta pranojë dhe duhet të fillojë normalizimin e marrëdhënieve që do të çonte gradualisht në një pajtim në mes serbëve dhe shqiptarëve.


Ne vijim, zv/kryeministri kosovar ka theksuar se pavarësia është e panegociueshme. “Mandati ynë është i qartë: pavarësia e Kosovës është e panegociueshme, ashtu sikur se edhe paketa e zotit Ahtisaari është e përmbyllur dhe ne e mbështesim si një zgjidhje të qëndrueshme dhe garanci për të gjitha grupet etnike që jetojnë në Kosovë” tha Haziri.

Deklarata e zv/kryeministrit kosovar vjen ne pergjigje te deklarates se Ministrit te jashtem serb Vuk Jeremic sipas te cilit per Kosoven mund te gjenden kompromise, por ne kuader te Serbise. news24
Shtuar më 03/08/2007, ora 11:55
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori