Hazbi Kasaj me ironik se kurrë: Jam student të Kristali, ma ofruan pa lekë (VIDEO)
Pëlqej
Hazbi Kasaj
Abonohu për lajmet me e-mail:
E-maili juaj:      Tani, kontrolloni e-mailin tuaj dhe konfirmoni abonimin!
Hazbi Kasaj, kandidat i Partisë së Punës së Shqipërisë për qarkun e Gjirokastrës, është rikthyer sërish.

Ai këtë herë nuk mallkon njerëzit me mallkimin e tij të famshëm “ai që nuk më voton mua, i daltë kanceri në grykë” por me një mallkim të ri “ata që nuk më japin votën, u bëfshin qen e mace e bredhshin nëpër koshat e plehrave”.

Por nuk është vetëm ky mallkim, ajo që bën përbën lajm. Ai në intervistën për një televizion lokal të Gjirokastrës, ka deklaruar se kërkon edhe legalizimin e hashashit, pushkatimin e atyre që bëjnë vrasje, etj transmeton Portali Albeu.com.

Dhe më e rëndësishmja, ai e prezanton vetem si person që ka mbaruar pesë universitete, dy universitete në kohën e Enver Hoxhës (Ekonomi dhe Agronomi) ndërsa edhe tre të tjerë në kohën e tranzicionit.

Sipas tij, ai ka mbaruar Fiskullturën në Universitetit e Sportove (Vojo Kushi), veterinarinë në një universitet që nuk i përmend emrin si dhe po vazhdon në Univesitetin Kristal.

Shihni më sipër deklaratat interesante të Hazbi Kasajt. /albeu.com/
Shtuar më 15/06/2013, ora 17:10
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori