Haxhiymeri: Zera brenda PS-se qe Rama mund te votebesohet
Albeu.com
Sekretarja për Shoqërinë civile dhe Shanset e Barabarta në PS Edlira Haxhiymeri është shprehur për televizionin “Ora News” se ekziston frika brenda PS-së se procesi për zgjedhjen e kryetarit të saj nuk do të jetë legjitim.
Sipas saj ka zëra brenda PS-së ku thuhet se mund të ketë skenar ku kreu aktuar Rama të votbesohet në Kongres dhe gara të marrë fund.


Ndërsa me mbledhjen e djeshme të kryesisë së PS-së Haxhiymeri theksoi se Partia Socialiste fitoi rikthimin e frymës së debatit duke u shfaqur mendimet e ndryshme por humbi shansin të jetë një parti e demokratizuar që pranon edhe mendimin ndryshe. Ajo theksoi gjithashtu se së bashku me përkrahësit e saj do të bëjnë përpjekje që kërkesa për të ndryshuar statutin t'i jepet kongresit.
Shtuar më 27/08/2009, ora 22:56
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori