Gazetari dhe analisti Baton
Haxhiu ka treguar një histori me ish-kryeministrin Sali
Berisha.
Sipas Haxhiut ngjarja ka ndodhur në
zgjedhjet e vitit 2005.
I ftuar në emisionin “Zonë e Lirë”,
Haxhiu është shprehur se tre ditë para se
Berisha të fitonte
zgjedhjet, ai i kishte shkuar në zyrë dhe i kishte sygjeruar që të shkonte e të kërkonte vetë votën në bastionet më të vështira.
"Ishte keq, i ishte tharë buza, e donte rikthimin në pushtet. E kishte artikulimin gati të pafuqishëm.
Nuk i dilnin fjalët. Thoshte “është e mundur kjo”, unë i thashë: O doktor i ke kaq vota minus, i thashë koncentroje fushatën në Pogradec dhe në Korçë. I thashë shko atje dhe kërko votën.
Ia tregova me hartë ku të shkonte. Në vitin 2005 nuk e besonte se do të fitonte. I thashë
zgjedhjet i ke të fituara. I thashë mos i prano fitoren në tavolinë të Bashës.
Ditën që prenë kurban për fitoren e tij, dola në darkë me Ramën dhe i thashë: Miku im nga sot je kryeministër i Shqipërisë,”-tha
Haxhiu. /albeu.com/
Shtuar më 01/11/2019,
ora 21:48