Haxhinasto-Sarovic: Të rritet bashkëpunimi mes dy vendeve
Ministri i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës Edmond Haxhinasto priti sot një takim homologun e tij të Bosnjë-Hercegovinës Mirko Sarovic dhe delegacioni që e shoqëronte.
Të dy Ministrat u shprehën për intensifikim të bashkëpunimit mes dy vendeve në fushën e ekonomisë, shkëmbimeve tregtare, turizmit dhe sektorin e agrobiznesit. Këtë gjë kanë kërkuar


“Duhet të shkojmë përpara duke integruar ekonomitë e rajonit duke hequr pengesat, sidomos ato administrative në shkëmbimet tregtare duke shfrytëzuar potencialet ekonomike si në sektorin energjitik, turizëm, agrobiznes apo në sektorin e Ndërrmarjeve të Vogla dhe të Mesme”, tha z. Haxhinasto. Në këtë drejtim CEFTA ka luajtur një rol të rëndësishëm shtoi ministri.



Nga ana e tij ministri boshnjak Sarovic tha se potencialet për bashkëpunimin ekonomik dhe tregtarë mes dy vendeve janë të mëdha.



“Rritja e shkëmbimeve dhe bashkëpunimit mes dy vendeve përshpejton integrimin në BE”, tha Haxhinasto.

Gjithashtu të dy bashkëbiseduesit ranë dakord për organizimin e panaireve tregtare të përbashkëta, forumet e biznesit rritjen e shkëmbimeve mes dhomave të tregtisë, forcimin e shkëmbimit të informacionit tregtar mes dy vendeve, etj. /albeu.com/
Shtuar më 02/04/2013, ora 17:12
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori