“Moret k…. nga Durrësi”, Dako e provokoi, Xhaferaj i kujton amerikanët: Je non grata (VIDEO)

Pak më parë ka patur një sherr verball mes Vangjush Dakos dhe Ferdinand Xhaferajt teksa numërohej kutia e fundit në qarkun e Durrësit. Për fat të mirë, përplasja verbale nuk është kthyer në një përplasje fizike masive.

 

Çfarë ndodhi?

Dako dhe drejtuesit e tjerë socialist gjendeshin prej disa orësh në KZAZ nr.21 në Durrës duke ndjekur numërimin. Ndërsa Xhaferaj futet në KZAZ bashkë me mbështetësit e tij, mësohet se Dako e ka thirrur me zë të lartë duke thënë: O Ferd Xhaferi, humbet, more k… nga Durrësi.

Kjo ka shkaktuar reagimin e Xaferajt, i cili siç duket nga planet iu afrua grupit ku ndodhej Dako duke thënë: Ti shko sqarohu me amerikanët njëherë, se je non grata.

Replikat

Vangjush Dako: O Ferd Xhaferi, moret k…ne Durres

Ferdinand Xhaferaj: Ti shko sqarohu me amerikanet njehere, je non grata aty.

Xhaferaj i afrohet Dakos dhe mbështetësve të PS.

Ferdinand Xhaferaj-mbështetësve të PD: Mos u merrni me këta, janë llumi…


Shtuar 27.04.2021 19:34