Haxhinasto: Qeveria e ka dhënë zgjidhjen për drejtuesit e furgonave
Ministri i Transporteve, Edmond Haxhinasto u shpreh sot se qeveria e ka dhene pergjigjen për cështjen e furgonave ndërsa e quajti të padrejte protesten e sotme të drejtuesve te mjeteve 8+1.

"Nese duan te sherbejne si taksi, te vendosin taksimetrin, te mos marrin pasagjere ne kthim, e te mos ndalojne ne cdo vend per tu mbushur. Nëse nuk duan të shërbejnë si taksi janë të lirë të aplikojnë për licenca ndërurbane dhe të plotësojnë kushtet teknike që ka ky lloj transporti.Ne kemi detyrim ndaj atyre që kanë humbur jetën në aksidente tragjike, ne nuk fshihemi pas gishtit as pas problemit, detyra jonë është të zgjidhim problemin, dhe tu shërbejmë qytetarëve tu japim standarde të sigurisë dhe mirëqenies, taksitë do jenë taksi, autobusët do jenë autobusë, nëse pronarët 8+1 duna të ushtrojnë aktivitetin sipas licencave, duhet të vënë taksimetrin sipas ligjit, të mos ndalojnë për mbushje gjatë rrugës, të marrin në kthim vetëm ata që kanë cuar në rrugën e vajtjes ashtu si e ka ligji. Nëse nuk duan të shërbejnë si taksi janë të lirë të aplikojnë për licenca ndërurbane dhe të plotësojnë kushtet teknike që ka ky lloj transporti, të nisen me orare, me stacione të paracaktuara, mjete me parametra sigurie si i kërkon ligji." u shpreh Haxhinasto në një konferencë për shtyp.


Sipas tij, qeveria e ka dhënë zgjidhjen, dhe kjo u eshte bere e ditur edhe per përfaqësuesit e sindikatave. Ai i eshte drejtuar edhe me nje mesazh deputeteve te opozites qe kane mbeshtetur kete proteste.

"Deputetet si të zgjedhurit e popullit janë për të zbatuar e bërë ligje, nëse ata mendojnë se ligji është i padrejtë të paraqesin mendimet në Kuvend. Nuk mund të bëjnë politikë për interesa të ngushta dhe duke mbështetur paligjshmërinë, nxitja e paligjshmërisë dhe promovimi i shkeljes së ligjit janë të papranueshme në demokracise"- tha ai. /albeu.com/
Shtuar më 28/02/2014, ora 15:29

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori