Haxhinasto pret ambasadorin e Maqedonisë, në fokus "Rruga e Arbrit" dhe linja hekurudhore
Ministri i Transportit dhe Infrastrukturës Edmond Haxhinasto, ka pritur në një takim Ambasadorin e Maqedonisë në Shqipëri, Stojan Karajanov.

Në takim u fol për një koordinim më të mirë mes 2 vendeve, për projektet e infrastrukturës. Ministri Haxhinasto dhe Ambasadori Karajanov, diskutuan për vendosjen e një standarti të përbashkët për “Rrugën e Arbrit” mes dy vendeve.

Pikë tjetër e diskutimit ishte për lidhjen hekurudhore mes dy vendeve, si dhe për gjallërimin e sherbimit hekurudhor midis Portit të Durrësit dhe kufirit me Maqedoninë. Në takim u fol për të vijuar mbajtjen gjallë të procesit të Berlinit dhe koordinimit midis vendeve të rajonit, për realizimin e projekteve të rrjetit kryesor. /albeu.com/
Shtuar më 26/01/2016, ora 16:42

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori