Haxhinasto: Opozita të bashkëpunojë, jo dhunë në demonstratë
Zëvendëskryeministri dhe ministri i jashtëm Edmond Haxhinasto i ka bërë thirrje opozitës të bashkëpunojë për integrimin e vendit në Bashkimin Europian ndërsa kërkoi që në demonstratën e sotme të shmangen aktet e dhunës.

“Përkushtimi të jetë politik i të gjithë faktorëve dhe veçanarisht i opozitës, pasi integrimi i vendit është për të gjithë faktorët politik dhe jo vetëm i mazhoranës” tha Haxhinasto.

Ai ka vënë në dukje se kërkohet një angazhim politik i opozitës edhe për reformën zgjedhore duke ripërsëritur se mazhoranca mbetet e hapur për dialog duke respektuar institucionet dhe ligjet e vendit.

“Vetëm duke respektuar ligjet jemi më pranë Bashkimit Europian”, tha Haxhinasto duke shtuar se demonstrata e opozitës është normale në një vend demokratik. “Theksoj se është i papranueshëm përdorimi i dhunës”, u shpreh Haxhinasto.
Shtuar më 21/01/2011, ora 12:51

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori