Probleme me zemrën, futbollisti 27-vjeçar tërhiqet nga futbolli

Kapiteni i Palermos, Alessandro Martinelli, është detyruar t’i japë fund futbollit të luajtur në moshën 27-vjeçare si pasojë e problemeve me zemrën.

Lajmi është bërë publik nga vetë klubi italian nëpërmjet një njoftimi zyrtar ku thuhet:

“Ekzaminimet e thella mjekësore, të cilave iu është nënshtruar Alessandro Martinelli në javët e fundit, fatkeqësisht kanë treguar se është e pamundur për të që ta vazhdojë karrierën si futbollist. Të gjithë te Palermo shprehin keqardhje të thellë dhe i qëndrojnë afër Martinellit, i cili ka qenë ndër protagonistët më të rëndësishëm për ringjalljen e ekipit dhe një lider, si në fushë ashtu edhe jashtë saj. Faleminderit për karakterin e jashtëzakonshëm, si edhe për talentin e madh si sportist”.

Kujtojmë që Martinelli ka luajtur për ekipe, si Sampdoria, Venezia, Modena e Brescia, para se të nënshkruante për klubin sicilian në vitin 2019.

Ai ka qenë pjesë edhe e grupmoshave të Zvicrës deri te U-21.


Shtuar 9.09.2020 07:28