Haxhinasto në Stamboll: Të ndalet dhuna në Siri
Zv.Kryeministri dhe Ministri i Punëve të Jashtme, Edmond Haxhinasto mori pjesë në takimin e dytë të Grupit të Miqve të Popullit Sirian, që u mbajt në Stamboll gjatë së dielës. Gjatë fjalës së tij Haxhinasto u shpreh se çështja e të drejtave të njeriut nuk është një çështje e brendshme e shteteve, por përgjegjësi e të gjithë komunitetit ndërkombëtar.


Ministri shqiptar shprehu nevojën për intensifikimin e presionit ndaj regjimit aktual të Damaskut, jo vetëm politikisht, por dhe nëpërmjet një aksioni të përqendruar të të gjithë mekanizmave ndërkombëtare.


Haxhinasto theksoi qëndrimin e qeverisë shqiptare në mbështetje të përpjekjeve të Kombeve të Bashkuara, Bashkimit Europian, Lidhjes Arabe dhe organizmave të tjerë ndërkombëtare në drejtim të ndalimit të dhunës ndaj popullsisë civile nga regjimi i Damaskut dhe krijimit të kushteve për një proces demokratik. /albeu.com/
Shtuar më 01/04/2012, ora 18:35

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori