Shqipėria ka realizuar shumicėn e reformave dhe ėshtė nė pėrfundim tė pjesės sė mbetur. Kėshtu deklaroi ministri i Jashtėm Edmond
Haxhinasto nė komisonin e jashtėm tė Parlamentit Europian, ku po diskutohet pėr situatėn nė Shqipėri dhe plotėsimin e 12 rekomandimeve tė kėrkuara pėr anėtarėsim.
Haxhinasto shprehu vendosmėrinė e Qeverisė pėr luftėn ndaj korrupsionit, si dhe rolin e vazhdueshėm tė Shqipėrisė nė stabilitetin dhe bashkėpunimin rajonal.
Lufta kundėr korrupsionit vazhdon tė jetė njė prioritet pėr qeverinė shqiptare. Partitė janė pranė njė marrėveshjeje pėr heqjen e imunitetit pėr zyrtarėt e lartė. Shqipėria ka njė kornizė ligjore domethėnėse pėr respektimin e tė drejtave tė njeriut. Censusi u zhvillua sipas standardeve ndėrkombėtare. Kemi besim qė ky do tė jetė viti qė Shqipėria do tė ndėrmarrė hapa tė rėndėsishėm nė rrugėn e
integrimit nė BE. Ka pasur progres tė dukshėm nė tė
gjitha fushat. Jemi tė vetėdijshėm pėr tė
gjitha sfidat qė kemi pėrpara Ėshtė besimi jonė se ne do tė ndryshojmė tė
gjitha problemet qė mund tė kenė vendet brenda rajonit, Parlamenti miratoi projektligjin pėr bashkėpunmimin me EULEX dhe atė tė taskforcės. Kemi marrė dhe zhvillime tė tjera drejt hapjes sė tregut me vendet e tjera. Vėmendje tė vecantė i kushtojmė marrėdhėnieve ndėrmjet vendeve. Shqipėria do tė pėrkushtohet pėr stabilitetin nė rajon, tha ministri
Haxhinasto.
Ndėrkaq nuk ka qenė kaq optimist raportimi i pėrfaqėsuesit tė opozitės Ditmir Bushati, pjesė e delegeacioni shqiptar, i cili tėrhoqi vėmendjen pėr pėrshpejtim tė reformės zgjedhore, implementimi tė ref. parlamentare dhe plotėsimin e vendeve vakante nė Kushtetuese dhe Gjykatėn e Lartė. Megjithatė ai garantoi se opozita do tė kontribuojė me tė
gjitha mėnyrat pėr tė finalizuar me sukses procesin e
integrimit, kryesisht nė miratimin e ligjeve me 3/5.
Kemi vendosur njė pakt mes partive nė parlament pėr reformėn parlamentare dhe pėrmiratimin e tė
gjitha ligjeve tė mundshme. Nga nėntori deri sot disa nga paktet janė respektuar, por jo tė
gjitha.Kur Kryeministri i adresohet parlamentit lideri i opozitės duhet tė ketė tė drejtėn pėr t`u pėrgjigjur. Procudeura e votimit pėr gjykatėn e lartė dhe kushtuese ka qenė tė politizuara. Pjesa mė e madhe e kandidatėve tė presidentit topi janė hedhur poshtė nga mazhoranca. Gjykata e lartė ka mbetur me 16 nė vend tė 17 anėtarėve. Do vazhdojmė tė japim kontributin tonė pėr cėshtje tė tjera qė kėrkojnė 3/5 nė parlament dhe pėr tė cuar pėrpara reformat. Kėrkojmė nga qeveria qė t`i kthejė fjalėt nė vepra", tha Bushati.
Ndėrsa ministrja e
Integrimit, Majlinda Bregu nė fjalėn e saj vlerėsoi bashkėpunimin ndėrmjet mazhorancės dhe opozitės dhe siguroi pėrfaqėsuesit nė komisionin e PE-sė se do tė punohet pėr implementimin e tė
gjitha rekomandimeve, dhe se pavarsisht se do tė ketė kundėrshtime mes palėve do tė prevalojė dialogu dhe konstruktiviteti. /albeu.com/
Shtuar më 14/05/2012,
ora 16:40