Haxhinasto me ndërtuesit: Ligji për prokurimet do ndryshojë
Pëlqej
Ministri i Transportit dhe Infrastrukturës Edmond Haxhinasto nënshkroi sot një marrëveshje bashkëpunimi me Shoqatën e Ndërtuesve të Shqipërisë. Pas nënshkrimit të marreveshjes, ministri tha se kompanitë shqiptare duhet të vendosin një standard shumë më të lartë se sa aktuali në të gjithë hallkat e realizimit dhe zhvillimit të infrastrukturës shqiptare.

“E vlerësoj si një zhvillim shumë pozitiv dhe një kontribut të drejtpërdrejtë në arritjen e atyre objektivave madhore që ka Ministria e Transportit dhe Infrastrukturës, për të zhvilluar infrastrukturën e vendit, për të angazhuar sa më shumë kompanitë shqiptare dhe për të vendosur një standart shumë më të lartë se sa aktuali në të gjithë hallkat e realizimit dhe zhvillimit të infrastrukturës shqiptare”, tha Ministri Haxhinasto.

Duke përmendur se shumë tenderë janë fituar me vlera edhe 40% nën vlerën e shpallur të tenderit dhe paratë publike janë shpenzuar në mënyrë jo efiçente, ministri Haxhinasto ka kërkuar që kompanitë shqiptare në punën që do të bëjnë të garantojnë cilësinë më të lartë të realizimit të veprave publike.

Bashkëpunimi me këtë shoqatë do të jetë shumë planësh dhe do te zhvillohet edhe në aspektin legjislativ. /albeu.com/
Shtuar më 09/09/2014, ora 17:57
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori