Haxhinasto me delegacionin nga Katari: Mundësi bashkëpunimi në infrastrukturë dhe transport
Pëlqej
Ministri i Transportiti dhe Infrastrukturës, Edmond Haxhinasto, takoi sot një delegacion ekspertësh nga Ministria e Transportit të Shtetit të Katarit, të cilët po zhvillojnë një vizitë dy ditore në vendin tonë.

Ministri dhe perfaqesuesit e Katarit diskutuan mbi mundësitë e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve, kryesisht në sektorin e infrastrukturës dhe transportit.

Ministri Haxhinasto vlerësoi mardhëniet e shkëlqyera që ekzistojnë ndërmjet dy vendeve, si dhe bëri një prezantim të projekteve kryesore në sektorin rrugorku përmendi autostradën Adriatiko-Joniane, sektorin hekurudhor, atë portual dhe aeroportual.


Shtuar më 10/09/2014, ora 17:54
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori