Haxhinasto-Kohno: Të thellohet bashkëpunimi me Japoninë
Ministri i Transportit dhe Infrastrukturës, Edmond Haxhinasto, priti sot në një takim ambasadorin e Japonisë ne Shqipëri, Masaharu Kohno. Gjate takimit u vu në pah bashkëpunimi i sukseshëm që ekziston ndërmjet dy vendeve në sektorin e infrastrukturës ne menyre te vecante projektin e përmirësimit të sistemit të kanalizimeve të Tiranës së Madhe me financim të Qeverisë Japoneze.

Haxhinasto u shpreh se marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve duhet të zgjerohen edhe më shumë përtej ketij projekti pasi ka shumë fusha ku mund të bashkepunohet për të çuar përpara bashkëpunimin që ekziston.

Për këtë qëllim, Ministri bëri një paraqitje të planeve të zhvillimit të infrastrukturës dhe sfidat duke u ndalur në zhvillimin e infrastrukturës rrugore, rigjallërimin e sektorit të transportit hekurudhor, portet si dhe zhvillimet në sektorin e transportit ajror ku po shikohet mundesia e ndërtimit te një aeroporti të ri në jug të vendit.
Ministri Haxhinasto u ndal gjithashtu dhe në reformën në sektorin e furnizimit me ujë dhe kanalizimeve.

Ambasadori Kohno shprehu gatishmërinë e Qeverisë së tij për vazhdimin e bashkëpunimit ku drejtimi kryesor do te jene investimet publike me shkallë të gjerë.
Shtuar më 29/01/2014, ora 18:56
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori