Haxha: Nuk kishte nevoje per "spektakel" EULEX-i
Albeu.com
Gjatë konferencës së mbajtur për media, Kryeshefi Ekzekutiv i Postës dhe Telekomunikacionit të Kosovës, Shyqri Haxha ka thënë se, pas bastisjes së sotme që i është bërë PTK-së, “nuk ka as të dyshuar, as të arrestuar e as të intervistuar”, njofton Zëri.
Sipas tij, bastisja ka të bëjë me denoncimin e dy deputetëve të Parlamentit të Kosovës si dhe pas publikimit të disa informatave nga dy gazeta. Ai nuk ka dashur t’i përmendë as emrat e deputetëve e as të gazetave.

Më pas, ai ka thënë se EULEX-i ka marrë të gjitha dokumentet në arkiv dhe në zyrën ligjore që kanë të bëjnë me “Z-Mobile” dhe me Universitetin e KENT-it.

Sipas tij, “paraqitja spektakolare” e EULEX-it nuk ka qenë e nevojshme, sepse, sipas tij, një veprim i tillë dëmton imazhin e PTK-së, duke shtuar se “me EULEX-in kemi pasur gjithmonë bashkëpunim”.
Shtuar më 15/07/2010, ora 17:54
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori