Hasjani rreh serbin në Londër dhe e detyron të thotë “Shqipëri e Madhe” (VIDEO)
Patriotizmi është një ndër vlerat më të çmuara që ka njeriu, dashuria dhe malli për vendin bën që emigrantët të jenë më patriot herë për shkak të largësisë e herë për shkak të parimeve më të cilat janë rritur.

Romeo Geca është një djalë nga Hasi, i cili prej katër vitesh është larguar nga Shqipëria dhe ka shkuar të punojë si emigrant në Londër.

Ai rrëfehet se mbrëmë rastësisht ka takuar një serb, i cili pasi i ka parë varësen me shqiponjë është shprehur se edhe ai është kosovar.

Fillimisht Roberti duke menduar se është shqiptar i Kosovës i ka kërkuar të flasin shqip, në gjuhën e mëmës, por serbi ka filluar të flasë serbisht dhe më pas në anglisht i ka thënë se ishte serb, por Kosova dhe Serbia janë bashkë.

“Mu nxi gjaku kur më tha ashtu, askush nuk e harron vitin 1998 dhe atë çfarë u bënë këta horra vëllezërve tanë. Pasi më tha ashtu, siç duket edhe në video e nxora jashtë nga dyqani dhe e detyrova të thoshte në video Shqipëri e Madhe (Big Albania). Bëri mirë që pranoi sepse përndryshe do ishte keq për të, por prapë nuk durova pa e qëlluar”,- shkruan ai për JOQ.

Padyshim që veprimi i Romeot na bën të gjithëve krenarë, por është për të ardhur keq që ka të rinj serbë që provokojnë akoma shqiptarët, ndërsa Kosova nuk mund të jetë kurrë Serbi. Siç e tha edhe Romeo në video Kosova është e shqiptarëve./albeu.com/

Shtuar më 23/02/2017, ora 10:19

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori