Hashim Thaçi refuzon të takohet me Ali Ahmetin
Pëlqej
Albeu.com
Ali Ahmeti Viziton Prishtinen. Siç mësojmë nga burimet tona, z.Ahmeti ka kërkuar takim me liderin e Partisë Demokratike të Kosovës z.Hashim Thaçi, takim deri te i cili nuk erdhi.Nga burime të sigurta nga Kosova mësojmë se Ali Ahmeti sot ka qëndruar në Prishtinë, gjoja për të ndërmjetsuar për formimin e Qeverisë së re. Siç mësojmë nga burimet tona, z.Ahmeti ka kërkuar takim me liderin e Partisë Demokratike të Kosovës z.Hashim Thaçi, takim deri te i cili nuk erdhi. Arsyja për refuzimin e këtij takimi është refuzimi nga ana e liderit të PDK –së, z. Hashim Thaçi, i cili ka arsyetuar këtë qëndrim me josinqeritetin e z.Ahmetit. Burimet tona thonë se z. Thaçi ka refuzuar këtë takim me preteksin se ka vërejtur qëllimet jo të sinqerta të z.Ali Ahmetit dhe nuk guxohet që ti lejohet dikujt që të tallet me hallet dhe problemet e shqiptarëve të Kosovës dhe shqiptarëve në përgjithësi, dhe nuk duhet të lejohet që z.Ahmeti ti shfrytëzoj ato për marketing të ulët politik. Është kjo goditje rradhës që merr z.Ali Ahmeti dhe banda e tij. Me këtë gjë ju bëhet me dije se ata nuk munden në mënyrë fyese të tallen me hallet e shqiptarëve.
Këtu duhet potencuar edhe keqpërdorimi i emrit të ish –Kryeministrit të Kosovës z.Ramush Haradinaj, i cili siç dihet është akuzuar nga Tribunali i Hagës, në dy ditët e fundit të fushatës parazgjedhore nga Ahmeti dhe BDI –ja, duke bërë një marketing primitiv. Kjo gjë përbën një tallje me ndjenjat e familjes dhe të afërmve të tij dhe nuk mundet që Ahmeti ti shfrytëzoj për qëllime të marketingut primitiv.
Edhe kësaj rradhe Ahmeti tallet me ndjenjat e familjes Haradinaj, tallet me ndjenjat e luftëtarëve të vërtet, tallet me dëshmorët dhe invalidët e luftës përpiqet që të mashtroj me hallet e shqiptarëve dhe përfundimisht tregon karakterin e tij mashtrues duke derdhur “lotë krokodili” vetëm atëherë kur janë zgjedhjet. Mekanizmi që mund të ndaloj këtë shizofreni politike të klikës së Ali Ahmetit është vota e shqiptarëve që do të jetë për platformën e Koalicionit PDSH –PPD
Shtuar më 19/03/2005, ora 20:29
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori