Hashim Thaçi u shkakton probleme shqiptarëve të Maqedonisë
Albeu.com
nga Anila LIMANIPropozimi i Qeverisë kosovare për të hequr nga kalendari i festave 28 nëntorin duket se do të ju shkaktojë sherr edhe shqiptarëve në Maqedoni.Shqiptarët kanë frikë se një vendim i këtillë i Qeverisë kosovare mundet të shtyjë maqedonasit që përsëri ta problematizojnë festimin e kësaj date mes shqiptarëve të Maqedonisë. Në Maqedoni, 28 nëntori, dita e flamurit festohet si festë kombëtare e qytetarëve shqiptarë, kurse ajo është edhe ditë jo une për shqiptarët. Maqedonasit nuk kanë simpati të mëdha ndaj vendimit për shpallje të kësaj dite si festë për shqiptarët e Maqedonisë. Historiani Skender Hasani e vlerëson si të palogjikshëm një vendim të këtillë të Qevrisë kosovare.
“Kuptohet se një vendim i këtillë do tu shkaktojë probleme edhe shqiptarë të Maqedonisë, aq më tepër kur maqedonasit gjatë kohë nuk shohin me simpati idenë për festimin e ditës së flamurit në Maqedoni, si dhe përdorimin e flamurit maqedonas. Kjo mundet të shtojë edhe tendencat e maqedonasve që edhe shqiptarët e Maqedonisë të quhen maqedonas”, deklaroi për “Lajm” historiani Skënder Hasani, duke shtuar se një vendim i këtillë i Qeverisë së Kosovës do të ju shkaktoj dëm edhe shqiptarëve në Serbi, Mal të Zi . Ai e vlerëson si të palogjikshëm propozimin e qeverisë kosovare që 28 nëntori të tërhiqet nga kalendari i festave shtetërore. “Shqiptarët e Vilajetit të Kosovës me kryengritjen e vitit 1912 kanë dhënë kontribut të madh për krijimin e shtetit shqiptarë”, thekson Hasani. (lajm)
Shtuar më 20/05/2008, ora 21:36
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori