Hashim Rexhepi lirohet me marreveshje?
Albeu.com
Guvernatori i arrestuar i Bankës Qendrore të Kosovës, Hashim Rexhepi, pritet të lirohet nga paraburgimi, jo më vonë se dita e premte e kësaj jave, njofton Klan Kosova.Sipas këtij televizioni, lajmin e kanë bërë të ditur familjarë të tij “që thanë se një gjë të tillë ua kanë garantuar zyrtarë të lartë ndërkombëtarë në vend.”

Sipas tyre, kjo ndodh pasi që është arritur një marrëveshje që guvernatori Rexhepi të japë dorëheqje nga posti, diku në fillim të shtatorit.

Gjyqtari i procedurës paraprake, Bexhet Muçiqi, i caktoi paraburgimin tridhjetë ditësh më 24 korrik.

Guvernatori u BKQ-së u arrestua ditë më parë me dyshime për keqpërdorim të detyrës zyrtare, ushtrim të ndikimit, pastrim parash, shmangie nga tatimi dhe marrje ryshfeti në shumë raste.
Shtuar më 28/07/2010, ora 12:42
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori