Hashim, flamurin Hashim!
Bëri potere të madhe deklarata e djeshme e Presidentit të Kosovës Hashim Thaçi mbi Skënderbeun teksa fliste gjatë shugurimit të Katedrales Katolike "Nënë Tereza" në Prishtinë.

Duke mos ditur se ishte mbyllur dhe sqaruar tashmë çështja nëse u mbulua apo jo statuja e Skënderbeut gjatë faljes së Kurban Bajramit në Tiranë, Presidenti Thaçi u kujdes t'a rikthente këtë debat duke thënë se "Atë (Skënderbeun sh.r) s'ka pëlhurë të bardhë e të zezë që mund t'a mbulojë".

E ndërsa Thaçi kujdesej për të thënë këto fjalë jo pak të rrezikshme për bashkëjetesën fetare mes shqiptarësh në një kontekst delikat, kurrizit të tij gjendeshin të hedhur në tokë flamuri i shtetit të Kosovës dhe ai për të cilin luftoi Skënderbeu ndaj pushtuesve osmanë: Flamuri me shqiponjën dykrenore.

Sigurisht që dukej një hedhje nga pakujdesia, por një lider si Thaçi që kujdeset për simbolet kombëtare në Tiranë nga Prishtina duhet të ketë ndjeshmërinë minimale që të respektojë ato simbole që i ka Prishtinë, ose më saktë, që i ka gjysmë metri larg.

Për Skënderbeun kujdesen të gjithë shqiptarët pavarësisht besimit fetar Hashim, ty të takon të kujdesesh për flamurin kuqezi që e kishe përtokë! /E.Senja-albeu.com/
Shtuar më 06/09/2017, ora 15:40
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori