Hashash në makinë dhe kokainë në vilë, arrestohen tre shqiptarët
Tre shqiptarë kanë përfunduar në prangat e policisë italiane pasi akuzohen për trafik të lëndëve narkotike.

Ata u kapën me 50 kilogramë hashash dhe thuajse një kilogramë kokainë.

Sipas mediave fqinje, shqiptarët e arrestuar janë Pandeli Prifti, Lulzim Ndreu dhe Kujtim Rrapushi. Policia italiane kishte marrë informacione se në fshatin Vittoria, në provincën e Ragusa-s të Italisë kishte drogë të fshehur. Ata kryen disa kontrolle, duke arritur të gjejnë edhe vilën që përdorej nga tre shqiptarët.

Kokaina u gjet brenda në vilë, ndërsa hashashi u gjet i ndarë dhe i mbështjellë në disa pako, brenda një makine që përdorej nga njëri prej shqiptarëve.

Tre të arrestuarit do të përballën me akuzën “shpërndarje e lëndëve narkotike”. /albeu.com/
Shtuar më 06/03/2019, ora 19:24

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori