Janë të njohura rrugët që përdorin trafikantët për të transportuar sasira të konsiderueshme me
hashash, nga Shqipëria drejt Italisë që nga përdorimi i skafeve deri tek mënyra të sofisitikuara.
E gjitha kjo shpesh ka sjellë ekipe të përbashkëta hetimore mes dy vendeve. Por disa shtetas shqiptare dhe italiane janë të dyshuar në një skemë të re të dërgimit të hashashit përmes zarfeve.
Kjo çështje ka së paku katër vite nën
hetim dhe të dyja ekipet po tentojnë të gjejnë bashkëpunëtoret e dërguesve të
letrave me
hashash.
Deri më tani prokuroria ka vërtetuar tre episode të dërgimit të
letrave me
hashash që peshonin gjithsej 950 gramë, me destinacion Breshian dhe si pritës kanë shtetasin Enzio Panarioti.
Në një rast tjetër me të njëjtin pritës , në zarf përveç futjes së 156 gramëve
hashash ishte shkruar ‘gëzuar’ nën emrin e një kompanie në Tiranë. Ndërsa në rastin e tretë thonë burimet e TCH pranë filialit të postës në Fier një shtetas është prezantuar si Ylber Hasalla dhe ka
kërkuar të niste një zarf ekspres që peshonte 452 gramë.
Por kur punonjësja ka
kërkuar kartën e identitetit ky person i paidentifikuar është justifikuar se do shkonte ta gjente dokumentin në automjet por nuk është kthyer më. Akuza thotë për Top Channel se nga ekspertimi në brendësi të zarfit është konstatuar sërish lëndë narkotike.
Ky
hetim për një kohë të gjatë ka qenë nën përgjime të urdhëruara nga disa prokurorë pranë krimeve të rënda, që kanë mbajtur nën këqyrje Klodian Beqirin dhe Klodian Shefën, nën identitetin e të cilëve është postuar hashashi. Por, nga një sërë ekspertizash ku përfshihet edhe këqyrja daktiloskopike, rezulton se asnjëri prej tyre nuk është i përfshirë në këtë skemë.
Në njërën nga zarfet ekspertët zbuluan gjurmë gishtash të një shtetasi shqiptar me inicialet S.Z por derisa të zbulohen edhe bashkëpunëtorët e tij në Itali, prokuroria ka urdhëruar policinë që të kryejë disa veprime të tjera shtesë. /tch
Shtuar më 27/01/2021,
ora 20:58