Gjatë mbrëmjes së djeshme në rrjetet sociale është bërë virale fotoja e një
qeni të forcave të kërkimit nga Kosova.
Madje,
qeni u shpall hero pasi për pak orë përmes nuhatjes kishte lokalizuar nën
rrënoja tre persona, cilët për fat të mirë u nxorrën të gjallë.
Gjithashtu, gjatë operacionit që vijon për lokalizimin dhe nxjerrjen e gjashtë anëtarëve të familjes Lala në Kenetë të Durrësit, forcat italiane përdoren tre qen madhësi trupi të ndryshme.
Pasi dështoi
qeni me trup të madh, u futën në përdorim dy qen të tjerë më të vegjël, të cilët kërkuan nëpër
rrënoja.
Tërmeti konfirmoi mungesën e theksuar se
logjistikës nga ekipet shqiptare duke na treguar edhe njëherë se sa të papërgatitur jemi në raste emergjencash të tilla.
Por, mungesa e
logjistikës nuk do të thotë se paratë nuk shpenzohen.
Madje, edhe pse këto dy ditë nuk kishim asnjë qen që të kërkonte për trupa nën
rrënoja,
buxheti i shtetit harxhon shuma të konsiderueshme për përgatitjen, trajtimin dhe ushqimin e tyre.
Sipas të dhënave nga Open Data Albania, rezulton se
buxheti i shtetit ka harxhuar plot 1.1 dollar për këtë qëllim deri më tani./abcnews
Shtuar më 27/11/2019,
ora 16:47