Poni: Çdo gjë monetare mbaron shpejt, çfarë ngelet në fund është dashuria

Në një intervistë në emisionin “Why Not” me moderatoren Roza Lati ajo u pyet rreth të ardhurave që mund të kishin sjellë këto këngë nëse do të ishin realizuar në ditët e sotme dhe do të korrnin të njëjtin sukses.

Roza: Ke që në vitin 2005 që prodhon muzikë, ke prodhuar klipe. Filluan të monetizoheshin klipet, të merreshin lekë nga kanali i You tube. Po ti kishe marrë në lekë të përkthyera ato shikime do ta kishe blerë një shtëpi në det?

Ajo thotë se ka një gjë që nuk ka çmim, mirënjohje nga publiku.

Poni: Nuk i mendoj gjërat kështu se do thuash po të ishin të njëjtat shpërblime si sot çfarë do të kisha bërë? Sinqerisht e kam nuk e mendoj kështu fare. Çfarë ka ikur ka ikur. Unë kam marrë një gjë që nuk ka çmim kam marrë një mirënjohje nga publiku dhe fakti që jam aktive dhe jam pranë tyre nuk ka çmim.

Sipas saj gjërat monetare mbarojnë shpejt por ajo çfarë mbetet në fund është dashuria dhe mirënjohja.

Poni: Kam një kanal timin që e menaxhoj dhe shoh sa janë të ardhurat aty. Por nuk merrem me të shkuarën, çfarë ka ikur. Çdo gjë monetare nuk është e qëndrueshme mbaron shpejt. Ajo çfarë ngelet në fund është dashuria dhe mirënjohja.

Poni humb personin e dashur në moshë të re: Kush do më ...

 


Shtuar 23.10.2022 17:32

Tags: ,