HARTA/ Ndjekje dhe plumba, ky është "Touaregu" i zi që shkaktoi kaos në Tiranë (FOTOLAJM)

Pëlqej
Ndjekja e një makine të zezë tip Volkswagen Touareg nga policia e Tiranës ka shkaktuar kaos dhe panik në rrugën Jordan Misja, pikërisht në vendin ku njihet si kryqëzimi i Burgut në kryeqytet.

Dy persona, të identifikuar nga policia si Gentian Koçi shofer dhe Ervin Kodra pasagjer tentuan t'i largoheshin policisë kur patrullat "Shqiponja" i bënë me shenjë që të ndaloninin disa qindra metra më sipër, pikërisht në Bulevardin "Zogu i Parë".

Pasi nuk kanë ndaluar, dy personat, të cilët kanë qenë edhe të armatosur janë larguar me shpejtësi duke përplasur gjashtë makina gjatë arratisjes së tyre deri në kryeqëzimin e Burgut, raporton Albeu.com.

Në fund fare, ata kanë përplasur me mjetin e tyre luksoz edhe një makinë tjetër tip Volkswagen "Jetta" që po priste në semafor.

Në këtë moment, dy personat e armatosur janë larguar me vrap në rrugicat e lagjes, por policia ka mundur t'i arrestojë duke gjetur edhe lëndë narkotike në makinë si edhe një armë, të cilën në ikje e sipër e hodhën në njërin prej oborreve të shtëpive aty pranë. /albeu.com/
Shtuar më 17/08/2018, ora 10:15
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori