HARTA/ Masat e rrepta, policia nuk do të lejojë rrethimin e zyrës së Ramës

Policia ka shtuar shumë masat tek Kryeministria pak minuta para nisjes së protestës së opozitës. Përveç informacioneve se gjatë protestës mund të ketë përdorim të mjetev piroteknike, ka të dhëna se opozita do të rrethojë Kryeministrinë duke vijuar kështu një protestë maratonë përreth zyrës së Ramës.

Nisur nga kjo, policia ka shtuar masat në rrugët përreth Kryeministrisë, pikërisht në rrugicën mes Piramidës dhe godinës së Kryeministrisë, rrugës që vjen nga stadiumi Arena Kombëtare për në Unazës si edhe rrugës tjetër që vjen nga Liceu Artistik duke kaluar në krah të Kryeministrisë.

Aty gjenden forca tëshumta policie dhe edhe forcash speciale bashkë me blinda.

Nëse çahet kordoni tek rruga mes Hotel Rognerit, atëherë pritet ndërhyrja e forcave të tjera që gjenden pas tyre. Qëllimi është mos lejimi i rrethimit të Kryeministrisë. /albeu.com/
Shtuar më 16/02/2019, ora 10:27
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori