Harta e re territoriale, PD mbledh firmat për referendum
Pëlqej
Demokratët kanë nisur përgatitjet në bazë që në muajin shtator të fillojnë procedurat për mbledhjen e firmave për një referendum i cili sipas tyre do të rrëzojë ligjin e ri për hartën e re territoriale.

Burime nga selia blu kanë bërë të ditur për gazetën “Panorama” se nënkryetari demokrat i Komisionit të Ligjeve, Oerd Bylykbashi, u takua me krerët e PD-së në Tiranë dhe rrethe pikërisht për këtë qëllim.

Gjatë takimit është diskutuar për të dyja llojet e referendumeve, atë lokal dhe atë kombëtar.Krerëve të PD-së në rrethe u është lënë detyrë që brenda një kohe të shkurtër të përcaktojnë në çdo njësi që mbulojnë grupin prej 12 nismëtarësh, emrat e të cilëve do t’i depozitohen KQZ-së për të nisur procedurat ligjore të mbledhjes së firmava. /albeu.com/
Shtuar më 26/08/2014, ora 09:48
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori