Harrojini martesat për letra angleze, ja vendimi që prek shqiptarët (FOTO LAJM)

Duket se mënyra e martesës me shtetas anglezë për t'u pajisur me pasaportë, i ka ardhur fundi.

Kjo për shkak se autoritetet britanike e kanë kuptuar këtë metodë, të përdorur nga një pjesë e madhe e shqiptarëve për vite me radhë për të siguruar një jetesë më të mirë në Angli.

Gjykata supreme në Britaninë e Madhe ka mbështetur unanimisht kryeministren Thesara May, ku sipas së cilës, qytetarët britanikë që duan të sjellin një bashkëshort/e jo europiane, duhet të kenë një pagë minimale prej 18.600 paund.

Ky vendim i prezantuar nga May që në vitin 2012, për të reduktuar migrimin duket se do të "penalizojë" shumë shqiptarë. /albeu.com/
Shtuar më 22/02/2017, ora 13:11

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori