Harrojeni plazhin, rrikthehen reshjet gjatë gjithë javës
Edhe pse qershori pati ditë të nxehta dhe temperaturat shënuan 39 gradë celsius, pritet që gjatë kësaj jave të ketë një ulje të ndjeshme në të gjithë vendin.

Ditën e nesërme pritet një rritje me rreth 5 gradë dhe rritjet do vijojnë deri të premten. Në fundjavë dhe në fillim të javës tjetër do të fillojë një rënie graduale.

Sa për rreshjet mund të thuhet se deri të mërkurën e javës tjetër (dt.3) do të dominojë moti i kthjellët gjatë paraditeve.

Por kujdes pasditeve nga ndonjë reshje intensive, afatshkurtër, me rrufe dhe breshër, më e mundshme në zonat malore dhe ato pranë tyre, sidomos ato larg bregdetit.

Gjithsesi, kjo mundësi është më e vogël sesa javën e kaluar.

Era relativisht e dobët deri të premten, por forcohet në fundjavë.

Shtuar më 24/06/2019, ora 17:27
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori