Një aksident i rëndë ka ndodhur në Memaliaj ku pas një gabimi aksidental i të birit, ka humbur jetën babai i tij.
Furgoni i parkuar ishte lënë pa
frenat e
dorës dhe ka marrë para babain e shoferit.
Si pasojë ka ndërruar jetë Bedri Hoxha, 67-vjeç.
Mjeti tip “Ford” u parkua nga
djali i viktimës para banesës në Krahës. Por duke qenë se kishte harruar të ngrinte
frenat e
dorës, dhe vendi i parkimit ishte dishezë e thepisur, furgoni ka marrë para të atin e tij.
Raportohet se
djali i tij në tentativë për të ndalur mjetin është aksidentuar rëndë duke thyer një këmbë.
Mësohet se i moshuari ish-arsimtar, kishte vetëm një vit që kishte dalë në pension.
Djali ndodhet në spital, ndërsa policia po heton ngjarjen.
Shtuar më 25/11/2020,
ora 19:10