Kryemadhi: Inceneratorët, shkak që opozita bojkotoi zgjedhjet lokale

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, ka deklaruar se inceneratorët ishin shkaku që opozita bojkotoi zgjedhjet lokale.

Në një intervistë për Radar Informativ me Jonida Shehun, Kryemadhi drejtoi pyetjen, siç tha ajo për SPAK dhe klasën politike.

“Edhe TK e mbani mend ishte një nga kauzat më të rëndësishme edhe pse e gjithë opozita ishte e përfshirë. Ishte kauza kombëtare, dhe më pas edhe inceneratorët ashtu është. A janë inceneratorët sponsorizuesit kryesor të bojkotit të zgjedhjeve lokale? Po ia bëj puyetjen edhe SPAK edhe klasës politike. Rezulton që inceneratorët kanë qenë sponsorizues për ta nxitur opozitën drejt bojkotit të zgjedhjeve lokale”, deklaroi Kryemadhi.

“Sot mund të më thoni cili do të jetë momenti kur të thirret Erion Veliaj do të jetë i shkarkuar nga Rama? Më thoni një bashki që ka marrë këtë vendim. Shkel hapur ligjin për qeverisjen vendore. Ju duket normale kjo gj që  ka bërë Erion Veliaj se janë bërë dhe shumë gjëra të tjera”, shtoi kryetarja e LSI më tej.

E pyetur nëse inceneratorët kanë paguar kryetari e PD për të ndenjur jashtë zgjedhjeve, Kryemadhi tha: “Unë nuk pretendoj që të ketë faturë me nipt dhe numër serie. Por SPAK është…ka përshtypjen ka aq dokumente, që ia ka vënë në dispozicion LSI.”

Sakaq, ngritjen e Komisionit Hetimor për inceneratorët nga Partia Demokratike, Kryemadhi e quan si veprim për të zvarritur çështjen. Sipas saj, LSI i është thënë se është lënë jashtë pasi ka pasur kërkesa edhe nga aleatët e tjerë, por nuk është e vërtetë.

“Ngritja e komisionit hetimor as denoncimit të LSI me padi, firmë e vulë.. ngritja e komisionit është ideja për ta zvarritur. Më pas lënia jashtë e LSI, është se duke qenë prezente është se argumenti ka pasur kërkesa edhe nga aleatët e tjerë, por nuk ka pasur. Është alibi. Për mua komisioni u sajua për të postuar vëmendjen dhe për të dëmtuar nëse SPAK e kishte seriozisht”, u shpreh ajo./abcnews.al/