Një i vdekur dhe dy të lënduar nga aksidenti në Kukës
Haradinajt i lejohet kthimi në politikë
Albeu.com
Dhoma e Apelit e Tribunalit Ndërkombëtar të Hagës e ka refuzuar ankesën e prokurorisë dhe konfirmoi se ish kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj ka të drejtë të kthehet në jetën politike publike.Në një komunikatë për opinionin, Michael O'Reilly, koordinator i Mbrojtjes së z. Haradinaj, ka thënë se ditëve të ardhshme pritet të zgjidhen hollësitë procedurale. Ndërkaq Tribunali, në një deklaratë për opinion ka shpjeguar se Haradinaj mund të paraqitet në publik dhe të angazhohet në aktivitete publike politike, duke kërkuar paraprakisht miratimin e administratës së Kombeve të Bashkuara.
Shtuar më 11/03/2006, ora 13:33
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori