Haradinaj: Vitin e ardhshem do te kete zgjedhje parlamentare
Albeu.com
“Besoj se në Kosovë do të ketë zgjedhje parlamentare në vitin 2009”, tha sot kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, pas takimit me shefin e OSBE-së, Verner Almhofer.Udhëheqësi i AAK-së, Ramush Haradinaj, falenderoi shefin e OSBE-së për punën e mirë që ka bërë në vendin tonë dhe premtoi se do të vazhdojnë bashkëpunimin edhe në të ardhmen. Në pyetjen se a do të ketë zgjedhje në vitin 2009, Haradinaj tha se çështja e zgjedhjeve është e kryer dhe ato do të mbahen vitin që vjen.
Ndërkaq, shefi i OSBE-së, Verner Almhofer, tha se kanë biseduar me zotin Haradinaj për proceset që janë duke u zhvilluar në Kosovë.
Sa i përket mbajtjes së zgjedhjeve në vendin tonë shefi i OSBE-së, tha se OSBE-ja do të vazhdojë të mbështes institucionet e Kosovës në mbarëvajtjen e tyre.
Shtuar më 16/10/2008, ora 21:01
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori