Haradinaj: Terhiquni nga armet, nuk i ndihmojne shqiptareve
Albeu.com
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, i bën apel personave që kërcënojnë sigurinë në Maqedoni, që të heqin dorë nga armët. Haradinaj, si njëri ndër bartësit kryesor të luftës në Kosovë, thotë se konfliktet e armatosura dëmtojnë shqiptarët dhe favorizojnë të tjerët.
Ai në intervistën që do të emitohen sonte në 23.05 në emisionin Studio e Hapur ne Alsat, thotë se Kosova, këto struktura të armatosura i sheh me skepticizëm dhe dyshime. Sipas Haradinajt, këto struktura nuk kanë vizion çështjen shqiptare.
“Rasti i grupeve të armatosura në Maqedoni shihet me dyshime. Kemi dyshime të mëdha që mund të bëhet fjalë për veprime të cilat nuk e kanë në vizion ndihmesën e çështjes shqiptare në Maqedoni, në Kosovë dhe në rajon, por mund të jenë edhe shkaktar të dëmeve që mund t’i shkaktohen çështjes shqiptare në rajon. Unë u kam bërë thirrje të gjithë ish ushtarëve, oficerëve, të gjithë atyre që më besojnë në vizionin tim që ky nuk është një projekt i mirë për shqiptarët dhe të largohen nga ky projekt ose të mos kyçen, të mos japin ndihmën e vet sepse nuk është një projekt i cili jep garanci se mund të ndihmon çështjen shqiptare qoftë në Maqedoni, qoftë në rajon. Pra ky është një pozicion jo vetëm për shkak të marrëdhënieve fqinjësore me Maqedoninë dhe të respektimit të ndërsjellë dhe të respektimit të një paqeje në rajon por është bazuar edhe në bindjen se nuk ndihmohet nga zhvillimet e këtilla çështja shqiptare në Maqedoni apo diku tjetër”, deklaroi Ramush Haradinaj, kryetar i AAK-së. (alsat)
Shtuar më 12/05/2010, ora 15:26
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori