Haradinaj takohet me Ahmetin
Albeu.com
Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti dhe ai i AAK-së, Ramush Haradinaj janë takuar mbrëmjen e djeshme në Gllogjan, ku kanë diskutuar për zhvillimet e fundit në Maqedoni dhe Rajon.
Lajmin e bëjnë të ditur mediat maqedonase, sipas të cilave në takim, i zhvilluar me dyer të mbyllura, dy politikanët kanë folur edhe për zhvillimet e fundit që kanë prekur Ballkanin.

Nga BDI kanë bërë të ditur se Haradinaj ka shprehur përkushtimin dhe angazhimin duke i bërë thirrje që proceset dhe kontestet të zgjidhen përmes dialogut politik dhe me shmangien e dhunës. Kryetari i BDI-së ka nderuar familjen Haradinaj me rastin e 12 vjetorit të rënies Luan Haradinaj, një nga bashkëluftëtarët e tij në luftën e Kosovës.
Shtuar më 08/05/2010, ora 15:32
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori