Shkrumbohet makina e deputetit serb

Gjatë mbrëmjes së djeshmë është djegur një automjet Peugeot ngjyrë e zezë dhe me targa KM në Leposaviç të Serbisë.

Mësohet se automjeti është në pronësi të deputetit Sllavko Simiç.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 1:30, ku dyshohet të jetë hedhur eksploziv në automjetin e deputetit Simiç, e si pasojë automjeti është shkrumbuar.

Djegien e automjetit e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i policisë për rajonin e veriut Branisllav Tadoviç, por nuk ka dhënë detaje shtesë.

Simiq përveç postit të deputetit në Parlamentin e Kosovës, është edhe nënkryetar i Listës Serbe, si dhe kryetar i qarkut të Mitrovicës, i zgjedhur nga strukturat ilegale në atë pjesë.


Shtuar 9.01.2020 10:10