Haradinaj: Qeveria pa plan konkret per veriun e Kosoves
Albeu.com
Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj sërish kritikoi liderët institucionalë për mosveprim dhe pasivitet në çështje nacionale. Haradinaj tha se protokoli i EULEX-it për bashkëpunim policor me Serbinë është pasojë e mungesës së një plani konkret për veriun e Kosovës.
Ai këto deklarata i bëri pas prezantimit të Xhevat Ollurit-ish kryetar i Lipjanit si kandidat të AAK-së për zgjedhjet e 15 nëntorit.

Haradinaj mohoi se Blerim Shala do të jetë kandidat i AAK-së për Prishtinën, duke thënë se është afër vendimit për kandidatin që do të garojë për kryeqytetin. /rtk/
Shtuar më 23/08/2009, ora 00:28
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori