Haradinaj: Prishtina te vendose juridiksionin e vet ne veri
Albeu.com
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka kritikuar Qeverinë e Kosovës për mungesë plani për integrimin e veriut, duke thënë se paralajmërimi për nënshkrimin e protokollit të bashkëpunimit ndërmjet EULEX-it dhe Serbisë ndodh për shkak të ...... mos vendosjes së juridiksionit në gjithë territorin e Kosovës nga ana e Prishtinës zyrtare.

"Pse ndodh marrëveshja, sepse Prishtina zyrtare nuk ka arritur me qenë prezente në veri edhe gjithsesi për këtë ka marrëveshje EULEX -Ministri e Brendshme e Serbisë. A duhet të ndodhë kjo marrëveshje? Natyrisht që jo. Në Kosovë është e nevojshme që Prishtina zyrtare të vendosë juridiksionin e vet në veri, në mënyrë që të mos ketë askush tjetër, jo vetëm nevojë, por as argumente që të shkoj me marrëveshje të tilla", ka thënë Haradinaj.

Sipas kreut të AAK-së, paralajmërimi i nënshkrimit të marrëveshjes ndërmjet EULEX-it dhe Ministrisë së Brendshme së Serbisë ndodhë për shkak se Qeveria e Kosovës nuk ka plan për integrimin e veriut.

"Shpallja e pavarësisë pa një plan për veriun, mos harroni 17 shkurti 2008 nuk ka pasur një plan për veriun, më shumë ka pasur një plan dekorativ, Kush sa do të flas e çka do të thotë edhe prej asaj ditë pasojat janë të njëpasnjëshme. Kam thënë në vazhdimësi më 4 prill po në këtë vend, qe kjo qeveri po i shkakton dëme vendit në integritetin territorial dhe në sovranitetin e vet” ka thënë ai.

Sa i përket mundësisë që institucionet të mos lejojë nënshkrimin e marrëveshjes pa pëlqimin e tyre, Haradinaj tha se udhëheqësit e shtetit të Kosovës do të bëjnë folklorin e zakonshëm, si me rastin e 6 pikëshit. (rtv21)
Shtuar më 19/08/2009, ora 02:43
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori