Haradinaj nuk beson tek Exit Pollet: Të presim rezultatet
Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka folur për mediat pas mbylljes së votimeve dhe fillimit të numërimit të votave nga KQZ-ja.

Ai ka thënë se ka një shpërputhjerezultatet e Exit-poll’eve që janë publikuar, derisa thotë që AAK është tek 10 përqindëshi.

“Mirë është që të presim rezultatin, që të gjithë të ndihen të respektuar në këtë proces. U pa që exit poll-et kanë një shpërputhje. Ne jemi tek 10 %. S’kemi vija të kuqe as për Vetëvendosjen e as për ndonjë subjekt politik”, ka thënë Haradinaj.

Shtuar më 14/02/2021, ora 21:30

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori