Haradinaj mbështet hetimin për trafik organesh
Albeu.com
Ish-komandanti i UÇK-së, Ramush Haradinaj i ka thënë BBC-së se ai mbështet një hetim lidhur me pretendimet se luftëtarët e tij janë përfshirë në trafikimin e organeve të të burgosurve serbë pas konfliktit të vitit 1999.Këto akuza kanë dalë në një libër të botuar nga ish-prokurorja e gjykatës së Hagës Carla del Ponte. Ajo shkruan në librin e saj se të paktën 100 serbë janë transportuar përtej kufirit në Shqipëri ku janë vrarë dhe u janë marrë organet.

Autoritetet në Kosovë e Shqipëri i kanë hedhur poshtë këto akuza. Megjithatë Haradinaj thotë se ai do të bashkëpunonte me një hetim të pavarur lidhur me këtë çështje. (BBC)
Shtuar më 17/05/2008, ora 18:08
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori