Haradinaj kunder marredhenieve specifike me Serbine
Albeu.com
Kosova dhe Serbia nuk mund të kenë marrëdhënie specifike në mes veti, por mund të kenë raporte si me të gjithë fqinjët tjerë. Kështu deklaroi kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj, duke komentuar një analizë politike të ish-përfaqësuesit të BE-së në bisedimet për ...... statusin e Kosovës, Stefan Lehne, i cili ka mbështetur idenë -“për një bashkëpunim praktik mes Beogradit dhe Prishtinës, ku të dyja palët pajtohen se nuk kanë pajtim rreth aspekteve legale të statusit të Kosovës”.

“Mendojmë se nuk do të ketë situatë të marrdhënieve specifike me Serbinë, sepse ne aspirojmë Bashkimin Evropian, pra Kosova do të vendosë marrëdhënie të mira me të gjithë fqinjët, me Shqipërinë tani është duke i avancuar, me Maqedoninë i ka thelluar në masën e nevojshme por duhet t’i avancoj më shumë dhe kësi lloji edhe me Malin e Zi dhe Serbinë”, tha Ramush Haradinaj, Kryetar i AAK-së.

Ndërkohë Haradinaj ka vazhduar kritikat ndaj qeverisë, e cila sipas tij, me politikat e majta po i shkakton dëm të madh vendit, ndërsa u shpreh se ka ardhur koha që në zgjehdjet e ardhshme të fitoi e djatha e kryesuar nga ai.
“Politikat e tanishme qeverisëse janë dhe konceptet qeverisëse janë krejtësisht të majta, të udhëhequra nga Qeveria Thaci, dhe kjo shihet me politikat tatimore. Ju e dini është ngulfatur ekonomia kosovare ose është rënduar shumë me politika tatimore shumë të dëmshme... veçanërisht bizneset e mesme janë në krizë të mbijetesës për shkak të politikave të majta tatimore që i aplikon qeveria Thaçi, dhe kjo hetohet edhe në tendencën për të centralizuar tregun, për të krijuar monopol, këto janë politika kryesisht të kontrollit të tregut nga pushteti dhe jo politika që shkojnë drejtë lejimit të garës në tregun e lirë”, sqaroi Ramush Haradinaj.

Ai tha se AAK është pari e djathë dhe ka ndërmarrë një nismë për bashkëpunim me të gjitha forcat e djathta shqiptare, ku deri tash ka nënshkruar memorandume bashkëpunimi me Partinë Demokratike të Shqiprësië, Partinë Shqiptare të Maqedonisë, Partinë Demokratike në Preshevë etj.
Shtuar më 11/08/2009, ora 00:52
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori