Haradinaj i çon selam Hashimit nga Vlora: Kufijtë nuk ndryshohen, janë vendosur me luftë (VIDEO)

Pëlqej
Kryeministri Ramush Haradinaj ka reaguar sërish ndaj debatit të madh për cështjen e kufinjve mes Kosovës dhe Serbisë gjatë një vizite që po zhvillon në Vlorë.

Haradinaj theksoi se hapja e temës së korrigjimit të kufinjve është e papranueshme.

'Kufinjtë nuk duhen të preken! Kufinjtë janë vendosur si rezultat i luftërave', tha kreu i qeverisë së Kosovës, në një qëndrim totalisht të kundërt me atë të Presidentit Thaci.

'Për popujt e Ballkanit luftrat kanë qënë tragjike dhe kufinjtë nuk lëvizin me fjalë', eshte shprehur Haradinaj sot.
Shtuar më 08/08/2018, ora 12:14
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori