Haradinaj flet për bashkimin kombëtar: Më mirë Rama të heqë taksën e rrugës të Kombit
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka komentuar deklaratën e presidentit Hashim Thaçi, ku deklaroi se Kosova dhe Shqipëria duhet të bëjnë bashkim kombëtar.

Haradinaj është shprehur se bashkimi kombëtar është një projekt shekullor, por në situatën në të cilat ndodhen aktualisht Kosova dhe Shqipëria është me rëndësi që të thellohet bashkëpunimi e të hiqen pengesat, duke specifikuar taksën në Rrugën e Kombit.

“Çështja e bashkimit kombëtar është projekt i shekujve, por në etapën që ndodhemi mendoj se është me rëndësi që Kosova e Shqipëria të thellojnë bashkëpunimin e gjithanshëm, të heqin pengesat burokratike e administrative e të tjera, ose të heqim taksën e rrugës. Do të ishte mirë të veprojmë më konkretisht dhe të ndihmojmë lidhjen më të fuqishme ekonomike, të gjithanshme Kosovë – Shqipëri”, tha kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj.
Shtuar më 28/05/2019, ora 21:36
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori