Kryeministri në detyrë Ramush
Haradinaj bashkë me presidentin shqiptar Ilir Meta kanë vizituar sot familjen
Zymberi në Gjilan për
ngushëllime me rastin e vdekjes së profesorit
Shefqet Zymberit.
Haradinaj përmes një statusi në Facebook tha se ai ishte një atdhedashës
aktiv për çështjen kombëtare, njofton Klan Kosova.
“Vizitë ngushëlluese familjes
Zymberi nga Gjilani, me rastin e vdekjes së
Shefqet Zymberit, profesorit të nderuar, që kishte guximin intelektual të vepronte në çfarëdo rrethane.
Shefqet Zymberi, i takonte gjeneratës së të burgosurve politikë të viteve të ‘60-ta dhe u angazhua bashkë me shumë të tjerë, në avancimin e të drejtave të shqiptarëve të shtypur në ish Jugosllavi”.
“Një atdhedashës i pashoq, gjithmonë
aktiv në çështjen kombëtare.
Ngushëllime të sinqerta, familjes dhe miqve të Shefqetit!”.
Shtuar më 04/12/2019,
ora 16:36