KORONAVIRUSI/ Rama: Ja ilaçi i vetëm për t’a mposhtur

Kryeministri Edi Rama ka dalë sërish me një tjetër thirrje për qytetarët në lidhje me situatën e krijuar në vend nga përhapja e koronavirusit.

Përmes një komunikimi në Facebook, Rama iu bën apel qytetarëve që të qëndrojnë në shtëpi, pasi është e vetmja mënyrë për të përballuar luftën me koronavirusin.

Ai tha se të gjithë ata që nuk do të zbatojnë masat shtrënguese të qeverisë do ta paguajnë shtrenjtë.

Kreu i qeverisë theksoi se kjo nuk do jetë një luftë e shkurtër, teksa thekson se ilaçi i vetëm për të luftuar virusin është kufizimi i lirisë së lëvizjes.

“Kush lëshohet e dorëzohet, e paguan nesër aq shtrenjtë, sa nuk do të donte as ta imagjinonte sot. Ju kërkoj të bëni durim, si kurrë më parë dhe të dëgjoni lutjen time. Të bombarduar me lajme e rrëfime të ndryshme, ju keni të drejtë të ankoheni, të mendni se e dini më mirë këtë apo atë, keni të drejtë të mërziteni, të acaroheni, edhe të më shani amdje, apo ofendoni mua, por askush nuk ka të drejtë të vërë në diskutim kufizimet skandaloze që po iu imponohen të gjithëve dhe të shkel ligjin special.

Kjo nuk do të jetë një luftë e shkurtër dhe nuk ka lidhje me një lojë kukafshehti. Askush nuk e di sa do të zgjasë kjo luftë me armikun e padukshëm, që po mbyll në shtëpi popujt e të gjithëve. I vetmi ilaç për të lehtësuar plagët e mëdha dhe ulur numrin e viktimave të këtij virusi ëdhtë kufizimi drastik i lirisë sonë të lëvizjes dhe distancimmi deri në absurd nga njëri-tjetri. Sfida e tmerrshme për vendimmarrësit është të shohin jo vetëm si të mbyllin rrugët e komunikimit, por të garantojnë që paslufta të mos jetë një tatëpjetë pa rrugëdalje për ekonomninë. Do të varesha nga këmbët në sheshin Skënderbej për mos mbylljen e veprimtarive prodhuese”, tha a


Shtuar 16.03.2020 18:48