Hapja e shkollave profesionale
Pëlqej
Ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Erion Veliaj i bëri ftesë sot të gjithë të rinjve të regjistrohen në shkollat profesionale. Gjatë një vizite në shkollën profesionale në fshatin SOS, ministri Veliaj tha se kjo shkollë profesionale që është hapur nga austriakët dhe do të drejtohet nga ata do të ketë dy klasa dhe pritet të nxjerrë profesionistë në fushën e teknologjisë.

“Kjo do jetë një shkollë elitare sipas shkollës austriake në Shkodër. Nga 1 shtatori ne do ftojmë të gjithë ata prindër që duan të shkollojnë fëmijët në fushën e teknologjisë, që natyrisht do të përzgjidhen përmes mesatares. Jam shpresëplotë se një Steve Jobs apo Bill Gates do lindë nga kjo shkollë. Aktualisht qeveria austriake është në moment të rekrutimit të bashkëdrejtorit të kësaj shkolle”, deklaroi Veliaj.

Edhe bujqësia do të jetë një tjetër sektor ku të rinjtë do të mund të specializohen. Në Zadrime do të hapet një tjetër shkollë profesionale pas një bashkëpunimi me qeverinë italiane, ku të rinjtë që do të zgjedhin këtë shkollë do të mund të specializohen më tej. Por a janë të gjithë shkollat profesionale brenda standardeve të kërkuara dhe pse ka dështuar ky sistem. /albeu.com/



Shtuar më 26/08/2014, ora 14:08
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori