Hapja e negociatave në tetor? Kështu përgjigjet Johannes Hahn
Komisioneri i BE për Zgjerim, Johannes Hahn, shprehet se Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut meritojnë hapjen e negociatave për të nisur rrugën e anëtarësimit në BE.

"Bashkimi Evropian do të vazhdojë të mbështesë Ballkanin Perëndimor drejt integrimit evropian, që është në interes të vetë unionit", theksoi Hahn, në një intervistë për gazetën e përditshme malazeze Vijesti.

"Maqedonia e Veriut ka bërë përparime domethënëse sidomos me nënshkrimin e një marrëveshjeje me Greqinë, që i dha fund çështjes së shumëdebatuar për emrin e vendit të vogël ballkanik", tha Komisioneri.

"Kjo marrëveshje do të jetë subjekt i librave të historisë", shtoi ai.

Emri i pasuesit të Hahn është ai i hungarezit, Laszlo Trocsanyi, emërimi zyrtar i të cilit duhet të miratohet nga Parlamenti Europian.
Shtuar më 14/09/2019, ora 22:47
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori